Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada - Government

Ministria e Administratës Publike

Ministarstvo Javne Uprave-Ministry of Public Administration

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit

Agencija za Informaciono Društvo - Agency of Information Society

 

Duke u bazuar në Ligjin nr. 03/L–149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren nr. 02/2011 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Administratës Publike shpall:

K O N K U R S

AGJENCIA E SHOQËRISË SË INFORMACIONIT Drejtorati i Operimeve Qendrore dhe Sigurisë

Titulli i vendit të punës: Administrator i TI-së për siguri (1 vend pune);

Nr. ref. RN00004251

Kategoria funksionale: Niveli Profesional;

Koeficienti: 7 (407.55€ bruto) + 450€ shtesë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës;

Lloji i pozitës: i Karrierës;

Orët e punës: 40 orë në javë (me orar të plotë);

Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës i karrierës (pa afat të caktuar);

Periudha provuese: dymbëdhjetë (12) muaj;

Vendi i punës: Prishtinë, ndërtesa “ish Rilindja”;

Nëpunësi raporton te: Udhëheqës i Sektorit të Sigurisë së TI-së;

Qëllimi i vendit të punës:

Realizimi i detyrave të sigurisë kibernetike duke përfshirë Administrimi i pajisjeve të sigurisë për TIK.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  1. Zbaton politikat dhe procedurat për sigurinë e sistemeve të TI-së;
  1. Menaxhon dhe administron Firewall-at, si dhe pajisjeve tjera të rrjetit qeveritar sipas nevojës;
  1. Instalon, administron dhe mirëmban softuerët dhe harduerët e sigurisë, duke përfshirë, por jo kufizuar, ‘firewall-ët’, IPS (Intrusion Prevention System), SIEM (Security Information and Event Managment), antiviruset dhe sisteme tjera sipas nevojës;
  1. Kujdeset për konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e infrastrukturës së TI-së dhe informatave, duke zbatuar praktika të mira;
  1. Kujdeset për sigurinë dhe mbrojtjen e infrastrukturës komunikuese elektronike dhe të dhënave dhe sipas nevojës, ndihmon institucionet relevante në luftimin e krimit kibernetik (cyber crime);
  1. Kryen monitorime të trafikut të rrjetit, analizon dhe vendosë mekanizmat e sigurisë në sisteme;
  1. Përditëson dhe zbaton protokollet për vazhdimësinë e punës dhe të rimëkëmbjes pas fatkeqësive;
  1. Propozon projekte të reja për zhvillim, bazuar në nevojat dhe kërkesat e organizatës;
  1. Ofron këshilla teknike të sigurisë dhe përgatit raporte në baza periodike;
  1. Kryen detyra të tjera të deleguara nga Udhëheqësi i sektorit të Sigurisë dhe Udhëheqësi i Drejtoratit.

 

Kualifikimi dhe përvoja

 

 

1.

Diplomë universitare në shkenca kompjuterike.............................................................

E nevojshme;

2.

Përvojë pune në fushën e Teknologjisë Informative me detyra specifike në rrjetë

 

kompjuterike së paku dy (2) vite.........................................................................................

E nevojshme;

3.

Njohja e njërës gjuhë zyrtare...........................................................................................

E nevojshme;

4.

Njohje të punës në Firewall, DNS, DHCP, IDS, IPS, VPN, catalyst, ASA Firewall

 

dhe perimetër router............................................................................................................

E nevojshme;

4.

Njohuri mbi pajisjet kompjuterike të shfrytëzuesve, pajisjet periferike dhe pajisjet

 

ndihmese.............................................................................................................................

E nevojshme;

5.

Trajnime dhe certifikime në CCNA, CEH apo në ndonjë trajnim tjetër relevant......

E dëshirueshme;

6.

Njohja e gjuhës angleze..............................................................................................

E dëshirueshme;

       

 

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve:

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Ministrinë e Administratës Publike, Divizioni i Burimeve Njerëzore, kati III, zyra nr. 320, ndërtesa e “ish-Rilindjes”, Prishtinë. Aplikacioni mund të merret edhe nëpërmjet ueb faqes së Ministrisë, në linkun: https://map.rks-gov.net/institucion/Job-Vacancies/Konkurse.aspx?page=3.

Për informata më të hollësishme, mund të kontaktoni Divizionin e Burimeve Njerëzore, në tel: 038/ 20030002 ose 038/20030556, prej orës 08:00 – 16:00.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, të diplomuarit në universitetet jashtë vendit t’ia bashkëngjisin dëshminë e nostrifikimit të diplomës; dëshminë për përvojën e punës; dëshminë se nuk është në hetime apo i dënuar për vepër penale (e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se data e shpalljes së këtij konkursi) dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për vendin e punës.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda katër (4) ditësh.

“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtaret e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë, nga data e publikimit në njërën nga gazetat ditore përkatësisht, prej datës 04/01/2019 deri me datën 18/01/2019.

 

TAGS: Ministria e Administrates PublikePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Informatikë
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US