Shpërndaje
	 	 
 

KONKURS PËR VEND PUNE

Raiffeisen Bank ka kënaqësinë që të ftoj të gjithë të interesuarit të cilët janë të motivuar në arritjen e rezultateve të shkëlqyeshme, të zellshëm dhe të përkushtuar që të aplikojnë për pozitën në vijim:

Agjent i Shitjes – Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Viziton klientët, promovon dhe shet produktet e bankës për persona fizik dhe biznese të vogla, me fokus në Kartela;
• Përgjegjës për rekrutim të klientëve të ri;
• Ofron konsultime profesionale për klientë në lidhje me shërbimet dhe produktet bankare;
• Këshillon klientët potencialë në lidhje me përzgjedhjen e produkteve/shërbimeve dhe i udhëzon në kompletimin e dokumenteve të nevojshme;
• Ndihmon klientët në përgaditje të dokumenteve të nevojshme për aplikim për produktet/shërbimet e bankës dhe i sjell dokumentet në bankë;
• Përfaqëson denjësisht Raiffeisen Bank tek publiku; qoftë në telefon apo në takime;
• Përgaditë planin mujor dhe javor të vizitave tek klientët;
• Përgaditë raportet mujore, javore dhe ditore (sipas kërkesës) dhe i dërgon tek Menaxheri;
• Krijon dhe mbanë raporte profesionale me punëtorët e Degës;
• Koordinon punët individuale dhe me kolegë sipas Rregulloreve të Bankës.

Kualifikimet e nevojshme:

• Student apo të diplomuar në Fakultetin Ekonomik (e preferueshme);
• Një (1) vit përvojë pune në shitje (e preferueshme);
• Njohuri të produkteve dhe shërbimeve bankare (e preferueshme);
• Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira;
• Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe të komunikimit;
• Të ketë shkathtësi të shkelqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
• Të ketë njohuri të gjuhës angleze.

SI TË APLIKONI?

Aplikimi në pozita të lira në Raiffeisen bëhet duke përdorur sistemin online nëpërmes web-faqes: http://www.raiffeisen-kosovo.com.

Ju lutem i referoheni pjesës „Për ne“ dhe të klikoni tek „Karriera“ dhe vizitoni: https://recruit.raiffeisen-kosovo.com/recruitment/

Ju lutem keni parasysh që Raiffeisen Bank pranon vetëm aplikacionet e pranuara përmes sistemit on-line. Kjo është mënyra e vetme për aplikim.

Aplikacionet në letër ose aplikacionet e dërguara me email, nuk do të pranohen.

Afati i fundit për aplikim: 13 janar 2019

 

TAGS: Raiffeisen Bank, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

 
Shikime
Kategoria Shitje
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US