VIER PFOTEN Kosova and BEAR SANCTUARY Prishtina
Shitës/e në Dyqanin e Suvenireve
Shpërndaje
	 	 

Konkurs pune

Shitës/e e VIER PFOTEN Kosova

në PYLLIN E ARINJVE Prishtina

Fondacioni VIER PFOTEN Kosova është një organizatë kombëtare për mirëqenien e kafshëve me seli në Mramor. VIER PFOTEN Kosova ka themeluar dhe menaxhon strehimoren PYLLI I ARINJVE Prishtina, në të cilën jetojnë 19 arinj të shpëtuar nga mbajtja në kafaze të vogla në afërsi të restoranteve. PYLLI I ARINJVE Prishtina është një projekt i financuar nga Fondacioni FOUR PAWS International me seli në Vjenë të Austrisë.

Përveç çështjes së mirëqenies së kafshëve, projekti është i  përqëndruar gjithashtu në edukimin për mirëqenien e kafshëve, natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit.

Fushëveprimi i punës:

Përfaqësuesi/a i/e shitjes duhet të ketë aftësi të forta të komunikimit të cilat mund t'i bëjnë klientët të ndjehen të mirëpritur në dyqanin e Qendres për Edukim Mjedisor “Thesaret e Natyrës”, si pjesë e PYLLIT TE ARINJVE Prishtina. Do të ndihmon në identifikimin e nevojave të klientit, dhe përgjigjet pyetjeve në lidhje me produktet dhe shërbimet tona, dhe rekomandon zgjidhje. Të ketë qëndrim pozitiv dhe një dëshirë për të zgjidhur menjëherë çështjet potenciale të klientit ose ankesat e tyre. Do të sigurohet që klientët të lënë dyqanin tonë të kënaqur, dhe do të kontribuon në profitabilitetin e dyqanit.

Përgjegjësitë:

  • Prezanton, promovon dhe shet produktet duke përdorur argumente solide për klientët,
  • Kryen analizën e kostos – përfitit të produkteve dhe përcakton çmimet e produkteve,
  • Krijon, zhvillon dhe ruan marrëdhënie pozitive me klientët,
  • Përshpejton zgjidhjen e problemeve të klientëve dhe ankesave për të maksimizuar kënaqësinë e tyre,
  • Arrinë objektivat e dakorduara të shitjes dhe rezultatet brenda orarit,
  • - Koordinon përpjekjet e shitjeve me anëtarët e ekipit dhe departamentet e tjera,
  • Menaxhon furnizimin me produkte bazuar në nevojat e konsumatorëve, analizon nevojat për produkte dhe të reja duke negociuar çmimet me furnizuesit,
  • Mbanë evidencë të sakt të shitjeve ditore dhe mujore duke i prezentuar permes raporteve të rregullta,
  • Analizon kërkesat e klientëve dhe propozon futjen e produkteve të reja duke negociuar
  • Kordinon aktivitetet promovuese të produkteve në bashkëpunim me përgjegjësin e Marketingut duke shfrytëzuar praktikat më të mira dhe tendencat promovuese,

Kërkesat:

  • Eksperienca e provuar e punës si shitës/e
  • Njohja e gjuhës angleze,
  • Njohuri të shkëlqyeshme të MS Office,
  • Aftësinë për të ndërtuar marrëdhënie profesionale produktive,
  • Shumë të motivuar dhe të orientuar në synimin për shitje,
  • Shkathtësi të shkëlqyera të shitjes, komunikimit dhe negociatave,
  • Prioritizimi, menaxhimi i kohës dhe aftësi organizative,
  • Aftësi për të krijuar dhe për të ofruar prezantime të përshtatura për nevojat e klientëve,
  • BA në ekonomi ose ekuivalent

Ne ofrojmë:

  • Perspektivë në punësim afatgjatë,
  • Mundësi të zhvillimit profesional
  • Aktivitete interesante dhe të dobishme për vendin e punës,
  • Trajnime dhe vend pune afër Prishtinës

AFATI PËR APLIKIM: 20 janar 2019

Ju lusim të dërgoni CV- në dhe një letër motivuese e në këtë E-mail: bearsanctuary-prishtina@four-paws.org

 

TAGS: Four PawsPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1096
Kategoria Shitje
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US