Shpërndaje
	 	 

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

Albi Group Sh.p.k me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Albi Group Sh.p.k kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si :

Menaxher i Sigurimit Fizik (2 vende pune)

Zv.Menaxher i Sigurimit Fizik (4 vende pune)

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • E bënë organizimin e punës të sigurimit fizik;
  • E bën kontrollimin e punëtorëve për punën të cilën e bëjnë në pikat vëzhguese dhe të sigurimit fizik të Njësisë Punuese;
  • Përgjigjet për sigurimin fizik të personelit dhe objekteve të Njësive Punuese përfshirë zyret dhe qendrën Albi Mall;
  • Mbikëqyrë hyrjen dhe daljen në objekt;
  • E bën informimin e eprorit për gjendjen e objekteve;
  • E bën pranim-dorëzimin dhe e informon pjesëtarin tjetër të sigurimit mbi gjendjen dhe ndodhitë eventuale gjatë turnit të tij;
  • Mbikëqyrë lëvizjen e personave dhe automjeteve;
  • Ne bashkpunim me pjesetaret e sigurimi fizik, parandalon incidentet dhe përkujdeset për tejkalimin e tyre;
  • Kryen edhe punë të tjera të kësaj natyre sipas udhëzimeve të eprorit të tij të cilit edhe i raporton për punën e vet.

KUALIFIKIMET

  • Shkolla e mesme;
  • E preferuar licenca nga Ministria e Punëve të Brendshme;
  • Të ketë përvojë pune në sigurim, perparesi kanë kandidatët me pervoje punë në ambasada ose organizata tjera ndërkombëtare;
  • Të mos kenë dosje kriminale apo ndonjë rast ligjor në process;
  • Të jetë i gatshëm për të punuar me ndërrime;
  • Të kenë gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore;
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për punë nën presion të mundshëm.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozitën për të cilën aplikoni në e-mail adresën: hr@albicenter.com, apo përmes web faqes së Albi Mall: www.albigroup.com.

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TAGS: Albi GroupPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Sigurim
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US