Komuna e Prishtinës
5 Specialistë të Mjekësisë Familjare, 8 Infermiere të Përgjithshme, 2 Stomatologë, 5 Asistentë të Stomatologjisë dhe 2 Pastrues/e
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

REPUBLIKA E KOSOVËS

QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE

Rr. Fehmi Agani” nr.22 – Prishtinë P R I S H T I N Ë

Qendra Kryesore e Mjekësisë  Familjare  në  Prishtinë , në  përputhje  me nenin 8, të Ligjit të punës nr. 03/L- 212 , Nenit 14. par.2. të Ligjit për Shëndetësi Nr.04/L125, nenit 3, të  Udhëzimit  Administrativ nr. 07/2017 Për rregullimin e procedurave   për themelimin e

marrëdhënies së punës në sektorin publik, dhe vendimit nr.118 të dt. 11.01.2018 të Këshillit Drejtues të QKMF-ës,   publikon këtë :

K O N K U R S

Për pranim në marrëdhënie pune

TITULLI I VENDIT TË PUNËS: Specialist i Mjekësisë Familjare në Qendrën Kryesore

të Mjekësisë  Familjare  pesë (5) pozita

Kategoria  dhe grada e vendit të punës:
  • Koeficienti: 8,40, H-27
  • Orari: 40 orë në javë,
  • Kohëzgjatja e emërimit : Sipas Ligjit të punës nr. 03/L-212.
  Detyrat dhe përgjegjësitë: Bënë ekzaminimin fizikë (inspektimin ,auskultimin ,palpimin, perkutimin),përdorë mjetet e punës (stetoskopin,tensimetrin ,otoskopin ,oftalmoskopin,EKG..)vendos diagnozën e punës ,referon për analiza ,hulumtime diagnostiko dhe konsulta specialistike ,këshillon pacientin,cakton terminin për vizitën e ardhshme dhe e plotëson kartelën shëndetësore. Bënë promovimin shëndetësor ,parandalimin , diagnostifikimin ,mjekimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve ,çrregullimeve dhe lëndimeve .Ofron shërbime të kujdesit shëndetësor për nëna dhe fëmijë. Ofron  shërbime të shëndetit riprodhues  duke e përfshirë edhe planifikimin familjar .Kryen edhe punë të tjera sipas sistematizimit të vendit të punës. Për punën e vet i përgjigjet shefit. Kushtet e Konkursit: Kandidati/ja të cilët konkurrojnë për këtë vend të punës përveç kushteve të përgjithshme të parapara  me Ligj duhet të  ketë  të përfunduar :
  • Fakultetin e Mjekësisë dhe Specializimin nga Mjekësia Familjare
  • Kandidati/ja duhet të ketë Licencën e Punës.
  Dokumentet e kërkuara: -Kopjet e diplomës së Fakultetit të Mjekësisë, dhe Certifikatën e specializimit, -Kopjen e licencës së punës -Kopjen e letërnjoftimit  apo të pasaportës -Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi , që kandidati/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve  të përcaktuara më lartë. -Dëshmi mbi njohjen bazike e punës  me kompjuter; –  e dëshirueshme.     II.   TITULLI I  VENDIT TË PUNËS: Tetë (8) infermiere të përgjithshme në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare -Kategoria dhe grada e vendit të punës:
  • Koeficienti – 4.80,- H-68
  • Orari: – 40 orë në javë
  • Kohëzgjatja e emërimit: Sipas Ligjit të punës nr. 03/L-212
  Detyrat dhe përgjegjësitë: Pranon triazhon dhe informon pacientin hap kartelën shëndetësore dhe merr anamnezën orientuese, aplikon terapinë parenteriale, i.m.i.v. sub kutan, aplikon infuzionet , bënë  inhalimin , përpunimin e plagës, përcjellë kalendarin e imunizimit aplikon në dhënien e oksigjenit, bënë audiogramet e nevojshme etj.Kryen edhe punë te tjera sipas sistematizimit  të vendit të punës. Për punën e vet i përgjigjet shefit të shërbimit dhe infermieres  përgjegjëse. Kushtet e konkursit: Kandidati/ja të cilët konkurrojnë për këtë vend të punës përveç kushteve të përgjithshme të parapara  me Ligj duhet të  ketë  të përfunduar :
  • Bachellor, – Dega infermieri e përgjithshme;
  • Shkollën e mesme të mjekësisë – Drejtimi i përgjithshëm
  • Kandidati/ja duhet të ketë Licencën e Punës.
  Dokumentet e kërkuara: -Kopjet e diplomës së shkollimit të kryer -Kopjen e licencës së punës -Kopjen e letërnjoftimit  apo të pasaportës -Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi që kandidati/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve  të përcaktuara më lartë. -Dëshmi mbi njohjen bazike të punës  me kompjuter; –  e dëshirueshme     III.TITULLI I VENDIT TË PUNËS: Doktor të Stomatologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë  Familjare Dy (2) pozita Kategoria dhe grada e vendit të punës
  • Koeficienti 7.20 -H – 26,
  • Orari i: 40 orë në javë
  • Kohëzgjatja e emërimit: – Sipas Ligjit të punës nr. 03/L-2012
  Detyrat dhe përgjegjësitë: Bën promovimin dhe edukimin mbi shëndetin oral,bën parandalimin e sëmundjeve të gojës dhe dhëmbit,shëron dhëmbët karioz ,bën florizimin e dhëmbëve te fëmijët ,ofron ndihmën e parë stomatologjike ,kryen nxjerrjen e dhëmbëve ,referon pacientin për vazhdim trajtimin te mjeku specialist .Kryen edhe punë të tjera sipas sistematizimit të vendit të punës . Për punën e vet i përgjigjet shefit. Kushtet e konkursit: Kandidati/ja të cilët konkurrojnë për këtë vend të punës përveç kushteve të përgjithshme të parapara  me Ligj duhet të  ketë  të përfunduar : – Fakultetin e Mjekësisë  – Drejtimi i Stomatologjisë – Kandidati/ ja duhet të ketë Licencën  e Punës. Dokumentet e kërkuara: -Kopjet e diplomës së Fakultetit të Mjekësisë, -Kopjen e licencës së punës -Kopjen e letërnjoftimit  apo të pasaportës -Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi , që kandidati/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve  të përcaktuara më lartë. -Dëshmi mbi njohjen bazike të punës  me kompjuter; –  e dëshirueshme,     IV . TITULLI I VENDIT TË PUNËS: Ass.Stomatologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë  Familjare Pesë (5) pozita Kategoria dhe grada e vendit të punës
  • Koeficienti 4.80 -H – 68,
  • Orari i: 40 orë në javë
  • Kohëzgjatja e emërimit: – Sipas Ligjit të punës nr. 03/L-2012
  Detyrat dhe përgjegjësitë: Vendos kontaktin e parë me pacientin ,evidenton të dhënat e nevojshme mjekësore .E përgatit dhe e mirëmban aparaturën stomatologjike ,instrumentet dhe mjetet tjera për punë. Bashkëpunon me mjekun stomatolog dhe i ndihmon në të gjitha ndërmarrjet stomatologjike ,koordinon punën dhe bashkëpunon me teknikët e dhëmbëve .Kryen edhe punë të tjera sipas sistematizimit të vendit të punës. Për punën e vet i përgjigjet shefit dhe infermieres përgjegjëse. Kushtet e konkursit: Kandidati/ja të cilët konkurrojnë për këtë vend të punës përveç kushteve të përgjithshme të parapara  me Ligj duhet të  ketë  të përfunduar : -Shkollën e mesme të mjekësisë  – Drejtimet stomatologjike. Kandidati/ja duhet të ketë Licencën e Punës. Dokumentet e kërkuara: -Kopjet e diplomës së shkollimit të kryer -Kopjen e licencës së punës -Kopjen e letërnjoftimit  apo të pasaportës -Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi që kandidati/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve  të përcaktuara më lartë. -Dëshmi mbi njohjen bazike të punës  me kompjuter; –  e dëshirueshme     V.  TITULLI I VENDIT TË PUNËS: Higjienist në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare Dy (2) pozita  Kategoria dhe grada e vendit të punës
  • Koeficienti 4.00 -H – 74,
  • Orari i: 40 orë në javë
  • Kohëzgjatja e emërimit: – Sipas Ligjit të punës nr. 03/L-2012
  Detyrat dhe përgjegjësitë: Bën pastrimin e dyerve dhe dritareve, dyshemesë, korridoreve, mureve respektivisht bën pastrimin e të gjitha lokaleve për të cilin është caktuar me përjashtim të instrumenteve mjekësore të cilat i pastrojnë infermieret, bën pastrimin e lavamanit.Kryen dhe punë tjera nga lëmia e tij përkatëse në bazë të urdhëresës të kryeinfermieres dhe shefit të shërbimit. Për punën e vet i përgjigjet shefit të shërbimit dhe kryeinfermieres. Dokumentet e kërkuara: -Shkollimi i kryer Kopjen e letërnjoftimit apo të pasaportës Data e shpalljes së Konkursit 12.01.2018 deri më dt.26.01.2018.



Si të Aplikoni

Aplikacioni merren dhe dorëzohet në Administratën e QKMF-ës, (nga ora 8-15) Rruga “Fehmi Agani” nr.22 – Prishtinë. Dokumentacioni i cili i bashkëngjitet aplikacionit duhet të jetë kopje dhe i njëjti nuk kthehet. Dokumentacioni i cili nuk i`u përgjigjet kërkesave dhe specifikave të konkursit si dhe dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai  që mbërrin me vonesë nuk do të shqyrtohen.
Shikime 302
Kategoria Shëndetësi
Skadon 4 ditë
Orari Full-Time
Lokacioni Prishtinë
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob