Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Rojtar i Natyrës në Parkun Kombëtar
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

Bazuar në nenin 8 të  Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2011 Për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik si dhe në bazë të Qarkores Administrative Nr. 01/2014 i datës 08.12.2014, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, më datë 14.09.2017 shpallë Konkurs Publik:

SHPALLJA E KONKURSIT

Titulli i Vendit te Punës:                    Rojtar i Natyrës në Parkun Kombëtar

Nr.Referencës së vendit të punës:    MMPH -  19 / 2017

Koeficienti:                                         4.00

Njësia Organizative:                         Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës - Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”

Raporton tek:                                    Udhëheqësi i Sektorit te  Pylltarisë

Orari i punës:                                    I plotë

Vendi:                                                 Suharekë - Prizren

 

Detyrat dhe përgjegjësisë:
  • Kujdeset për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e parkut kombëtar,
  • Planifikon dhe organizon shëtitjet për qëllime mësimore në zonën e mbrojtur;
  • Kryen aktivitetet në edukimin mjedisor të vizitorëve dhe komunitetit lokal;
  • Kujdeset për sigurinë e vizitorëve dhe ndërmarrjen e masave për shpëtim;
  • Vëzhgon dhe përcjell gjendjen e llojeve të bimëve, kërpudhave dhe shtazëve si dhe vlerave të tjera në parkun kombëtar;
  • Bashkëpunon me udhëheqësit e projekteve hulumtuese dhe projekteve tjera të lejuara në zonën e mbrojtur;
  • Bashkëpunon me pronarët dhe përdoruesit e ligjshëm të patundshmërive në parkun kombëtar me qëllim të mbrojtjes së natyrës;
  • Mbikëqyrë kryerjen e veprimtarive dhe punëve të lejuara në zonën e mbrojtur;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e infrastrukturës në objektet të cilat gjinden në zonën e mbrojtur;
  • Kryen punët e mbikëqyrësit në bazë të autorizimit të veçantë.
    Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara Diploma e shkollës se mesme; Njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (me shkrim dhe me gojë) është e domosdoshme; Aftësi te punoj në nivelin me te larte te konfidencialitetit dhe transparencës. Buxheti:       BRK Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave. Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.



Si të Aplikoni

Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e MMPH-së, ose mund të tërhiqen nga web faqja e MMPH-së në adresën http://mmph.rks-gov.net/ dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: Ndërtesa e ish Rilindjes Kati 16 Nr.Zyres 1617 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 8:00 – 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/200 32 555. Shpallja mbetet e hapur 15 ditë nga dita e publikimit. Data e fundit për aplikim 28.09.2017. Aplikacionit duhet t’i bashkangjiten:  Kopja e leternjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit,  dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit. Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim, në afat ligjor nga personeli i Divizionit të Burimeve Njerëzore. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për konfirmim të gjitha dokumentet origjinale. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes, nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara refuzohen.
Shikime 216
Kategoria Të tjera
Skadon 2 ditë
Orari Full-Time
Lokacioni Prishtinë
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob