Ministria e Zhvillimit Ekonomik
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës





Si të Aplikoni

Procedura e konkurrimit Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatë të jashtëm si dhe nëpunës civil ekzistues te cilët i plotësojnë kriteret e konkursit. Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (Sheshi Nëna Terezë, Toskanë, Prishtinë) Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen http://mzhe.rks-gov.net Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës se punës, dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm. Kërkesat dorëzohen në Zyrën e Arkivës, kati I-rë, ndërtesa e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ose me postë. Informatë e përgjithshme për të gjithë kandidatët Ministria e Zhvillimit Ekonomik , ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional ne organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Kohëzgjatja e kontratës sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese. Për shkak te numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Afati i konkurrimit është prej datës 13 /09/2017 deri me date 27/09/ 2017, deri në orën 16:00. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 21524
Shikime 712
Skadon Pa përcaktuar!
Orari Full-Time
Lokacioni Prishtinë
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob