Komuna e Vushtrrisë
Drejtor i Institucionit Parashkollor “FOLEJA”
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

Zyra e Kryetarit të Komunës 

Në bazë të nenit 5 të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-068, nenit 20 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, me nr. 04/L-032 dhe të Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.08/2014, si dhe nenit 11 dhe 18 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, pas autorizimit nga MEF dhe MAP/DASHC, Kryetari i Komunës, shpall:

K O N K U R S

Institucioni :                                      Komuna e Vushtrrisë

Drejtoria:                                           Drejtoria e Arsimit Titulli i vendit të punës:

Drejtor i Institucionit parashkollor “FOLEJA” në Vushtrri (AR/660 )

Kategoria funksionale/Grada: Niveli i koeficienteve (Koeficienti A – 7.2)

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
  1. Menaxhon punën e përgjithshme të institucionit dhe ndihmon drejtorin e drejtorisë në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre
  2. Kujdeset për përmirësimin dhe rritjen e efikasitetit dhe cilësisë në punë.
  3. Menaxhon stafin e qendrës për edukim dhe arsim parashkollor “FOLEJA” , organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit dhe monitoron punën e stafit për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore.
  4. Menaxhon ofrimin e produkteve dhe shërbimeve në fushën e edukimit dhe arsimit parashkollor.
  5. Zhvillon dhe propozon politika në lidhje me edukimin dhe arsimin parashkollor dhe mbikëqyr zbatimin e tyre.
  6. Koordinon punën me organet tjera përkatëse rreth çështjeve ligjore dhe bashkëpunon me organet tjera lidhur me edukimin dhe arsimin parashkollor.
  7. Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij/saj dhe përkrah zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerjen e detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara.
  Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
  1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  2. Të kenë të kryer së paku arsimin universitar të nivelit themelor (së paku kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
  3. Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit ose të jetë në procedurë të licencimit;
  4. Të kenë së paku 4 vite përvojë pune në arsim ose në institucione të arsimit;
  5. Të ketë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim dhe menaxhim;
  Kohëzgjatja e emërimit:  Katër (4) vite.



Si të Aplikoni

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën pritëse. Së bashku me aplikacion duhet të dorëzohen edhe këto dokumente në njërën prej gjuhëve zyrtare të komunës.
  1. Ekstraktin e lindjes;
  2. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (e vërtetuar);
  3. Dëshminë për përvojën e punës;
  4. Portofolin profesional (shih Udhëzimin Administrativ të MASHT-it nr. 08/2014- Shtojca G)
  5. Letër referencë nga një institucion publik-kredibil (si MASHT, DKA, Këshilli drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë). Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për angazhimet paraprake);
  6. Planin Zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues për të cilin ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 5, fonti i shkronjave 12, Arial) sipas udhëzimeve të MASHT-it.
  7. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilin dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  8. Dëshminë se nuk është nën hetime.
  Afati i konkurrimit: Pesëmbëdhjejtë (15) ditë, nga dita e shpalljes në mjetet e informacionit publik. ”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.   Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Shikime 102
Kategoria Edukim
Skadon 1 ditë
Orari Full-Time
Lokacioni Vushtrri
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob