Komuna e Vushtrrisë
Zëvendës Drejtor (2)
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

Zyra e Kryetarit 

Në bazë të nenit 5 të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-068, nenit 20 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, me nr. 04/L-032 dhe të Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.08/2014, si dhe nenit 11 dhe 18 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, pas autorizimit nga MAP/DASHC, Zyra e Kryetarit të Komunës, shpall:

K O N K U R S 

Institucioni : Komuna e Vushtrrisë Drejtoria:   Drejtoria e Arsimit Numri i pozitave të kërkuara: Dy (2) Titulli i vendit të punës:
  1. Zëvendës Drejtor i Gjimnazit Eqrem Qabej” në Vushtrri (AR/670)
  2. Zëvendës Drejtor i Shkollës së Mesme Profesionale “Bahri Haxha” – Vushtrri (AR 670)
  Kategoria funksionale/Grada: Niveli i koeficienteve (Koeficienti A – 7.8) Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
  1. Ofron mbështetje për Drejtorin e shkollës në menaxhimin e punës së përgjithshme të shkollës, përgatitjes së planit zhvillimor të shkollës, caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre ;
  2. Ofron mbështetje për Drejtorin e shkollës në menaxhimin e stafit të shkollës dhe në bashkëpunim me DKA-në organizon punën përmes ndarjeve të detyrave tek stafi nën mbikëqyrje, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të ofruar shërbime cilësore. Kujdeset për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithëve në shkollë;
  3. Ofron mbështetje për Drejtorin e shkollës në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë në
  4. Ofron mbështetje për Drejtorin e shkollës në menaxhimin e financave të shkollës dhe bashkëpunon me këshillin drejtues të shkollës për menaxhim sa me efikas të ;
  5. Ofron mbështetje për Drejtorin e shkollës për zhvillimin e politikave në lidhje me organizimin e procesit mësimor, kujdeset për mirësjelljen dhe sigurinë e të gjithëve në shkollë, përfshirë edhe vijimin e nxënësve në shkollë.;
  6. Ofron mbështetje për Drejtorin e shkollës për përgatitjen e raporteve vjetore për veprimtarin e shkollës dhe jep informacione sa herë që kërkohet nga DKA dhe MASHT, i raporton këshillit drejtues të shkollës sipas kërkesës për financat dhe aktivitetet tjera të shkollës;
  7. Koordinon punën dhe bashkëpunon me këshillin e shkollës, organet tjera shkollore dhe institucionet ;
  8. Ofron mbështetje për Drejtorin e shkollës në vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje te tij/saj dhe përkrah zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara.;
  9. Kryen edhe detyra tjera të caktuara nga Drejtori në bazë të ligjeve dhe akteve nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës;
  Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur vetëm për shërbyesit të cilët punojnë në Shërbimin Civil të Kosovës, respektivisht kandidatët që i plotësojnë kushtet e nevojshme të përcaktuara me ligjet në fuqi si dhe kriteret e caktuara me këtë konkurs. Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
  1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  2. Të kenë të kryer së paku arsimin universitar të nivelit themelor (së paku kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar)nga profilet e pranueshme për profilin e mësimdhënësit sipas Udhëzimit për licencimin e mësimdhënësve dhe normativit mbi punësimin e kuadrit mësimor dhe rregullativës tjetër ligjore;
  3. Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit ose të jetë në procedurë të licencimit;
  4. Të kenë së paku 3 vite përvojë pune në arsim ose në institucione të arsimit;
  5. Të ketë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim dhe menaxhim;
  6. Letër referencë nga një institucion kredibil ( si Ministria për Arsim, Shkencë e Teknologji, DKA, Këshilli Drejtues i Shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë)
  7. Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet
  8. Planin zhvillimor të institucionit edukativo arsimor dhe aftësues për të cilin ka konkurruar (së paku dhjetë faqe tekst me hapësire 1.5, fonti i shkronjave 12 arial) sipas udhëzimeve të MASHT.
  Qëllimi i vendit të punës: Zhvillimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të politikave dhe procedurave standarde dhe ofrimi i shërbimeve arsimore në shkollë. Kohëzgjatja e emërimit:  Katër (4) vite.



Si të Aplikoni

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën pritëse. Së bashku me aplikacion duhet të dorëzohen edhe këto dokumente në njërën prej gjuhëve zyrtare të komunës.
  1. Ekstraktin e lindjes;
  2. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (e vërtetuar);
  3. Dëshminë për përvojën e punës;
  4. Portofolin profesional (shih Udhëzimin Administrativ të MASHT-it nr. 08/2014- Shtojca G)
  5. Letër referencë nga një institucion publik-kredibil (si MASHT, DKA, Këshilli drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë). Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për angazhimet paraprake);
  6. Planin Zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues për të cilin ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12, Arial) sipas udhëzimeve të MASHT-it.
  7. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilin dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore jo më e vjetër se gjashtë (6) ;
  8. Dëshminë nga gjykata se nuk është nën hetime.
  Afati i konkursit: Pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informacionit publik. ”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin  11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Shikime 105
Kategoria Edukim
Skadon 1 ditë
Orari Full-Time
Lokacioni Vushtrri
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob