Komuna e Vushtrrisë
Drejtor i Shkollës Fillore (5)
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

Zyra e Kryetarit

Në bazë të nenit 5 të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-068, nenit 20 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, me nr. 04/L-032 dhe të Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.08/2014, si dhe nenit 11 dhe 18 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, pas autorizimit nga MEF dhe MAP/DASHC, Zyra e Kryetarit të Komunës, shpall:

K O N K U R S

Institucioni : Komuna e Vushtrrisë Drejtoria:   Drejtoria e Arsimit Numri i pozitave të kërkuara: Pesë (5) Titulli i vendit të punës:
  1. Drejtor i Shkollës Fillore “Ali Kelmendi në Vushtrri      (AR/640 )
  2. Drejtor i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Zhilivodë” në Zhilivodë (AR/640 )
  3. Drejtor i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Nedakoc” në Nedakoc        (AR/640 )
  4. Drejtor i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Adem Voca” në Pasomë (AR/640 )
  5. Drejtor i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Rrustem Hyseni” në Skromë (AR/640 )
  Kategoria funksionale/Grada: Niveli i koeficienteve (Koeficienti A – 7.8) Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
  1. Përgatit planin buxhetor për vitin fiskal në vijim;
  2. Organizon procesin mësimor dhe planin e punës;
  3. Kujdeset për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithëve në shkollë;
  4. Kujdeset për përfshirjen dhe vijimin e nxënësve në shkollë;
  5. Ndërmerr masa disiplinore ndaj arsimtarëve dhe personelit tjetër në shkollë;
  6. Është përgjegjës për sigurimin e të dhënave në MASHT dhe për futjen e të dhënave statistikore në EMIS-Program;
  7. Përgjigjet për të gjitha aktivitetet e arsimtarëve dhe personelit profesional dhe ndihmës në shkollë.
  8. Raporton në baza periodike lidhur me veprimtarinë në shkollë;
  9. Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij/saj dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara;
  10. Ekzaminon dhe ofron komente rreth rregulloreve dhe koordinohet me Drejtorinë e Arsimit për hartimin e rregulloreve shkollore;
  11. Ndihmon shkollën në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime / përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
  12. Koordinon punën dhe bashkëpunon me stafin tjetër në institucion dhe është përgjegjës për të gjitha aktivitetet e nxënësve, mësimdhënësve në shkollë, personelit profesional dhe ndihmës, duke kryer me përpikmëri detyrat lidhur me kurrikulën.
 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

  1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  2. Të kenë të kryer së paku arsimin universitar të nivelit themelor (së paku kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar)nga profilet e pranueshme për profilin e mësimdhënësit sipas Udhëzimit për licencimin e mësimdhënësve dhe normativit mbi punësimin e kuadrit mësimor dhe rregullativës tjetër ligjore;
  3. Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit ose të jetë në procedurë të licencimit;
  4. Të kenë së paku 3 vite përvojë pune në arsim ose në institucione të arsimit;
  5. Të ketë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim dhe menaxhim;
  6. Letër referencë nga një institucion kredibil ( si Ministria për Arsim, Shkencë e Teknologji, DKA, Këshilli Drejtues i Shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e e arsimit të lartë)
  7. Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake;
  8. Planin zhvillimor të institucionit edukativo arsimor dhe aftësues për të cilin ka konkurruar (së paku dhjetë faqe tekst me hapësire 1.5, fonti i shkronjave 12 arial) sipas udhëzimeve të MASHT.
  Qëllimi i vendit të punës: Zhvillimi dhe mbikëqyrja e mbarëvajtjes së mësimit në institucionin shkollor. Kohëzgjatja e emërimit:  Katër (4) vite.



Si të Aplikoni

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën pritëse. Së bashku me aplikacion duhet të dorëzohen edhe këto dokumente në njërën prej gjuhëve zyrtare të komunës.
  1. Ekstraktin e lindjes;
  2. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (e vërtetuar);
  3. Dëshminë për përvojën e punës;
  4. Portofolin profesional (shih Udhëzimin Administrativ të MASHT-it nr. 08/2014- Shtojca G)
  5. Letër referencë nga një institucion publik-kredibil (si MASHT, DKA, Këshilli drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë). Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për angazhimet paraprake);
  6. Planin Zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues për të cilin ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12, Arial) sipas udhëzimeve të MASHT-it.
  7. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilin dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore jo më e vjetër se gjashtë (6) ;
  8. Dëshminë nga gjykata se nuk është nën hetime.
  Afati i konkursit: Pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informacionit publik.  ”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Shikime 107
Kategoria Edukim
Skadon 1 ditë
Orari Full-Time
Lokacioni Vushtrri
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob