Këshilli Prokurorial i Kosovës
Zyrtar Ligjor 1, Tri (3) Pozita – Prishtine dhe Ferizaj
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

KËSHILLI PROKURORIAL  I KOSOVËS

Në përputhje me nenin   14A të Ligjit Nr. 05/L-035   të datës 25 maj 2015, Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit   Nr.  0  3/L-224  për Këshillin  Prokurorial  të  Kosovës,  drejtori  i  Sekretariatit  të  Këshillit  Prokurorial  të Kosovës sipas nenit 36  e 37 të Rregullores së KPK-së Nr. 10/2015 të datës  29 dhjetor 2015, Për Organizimin dhe  veprimtarinë  s  Këshillit  Prokurorial,  dhe  Funksionin  Mbështetës  Administrativ  të  Sekretariatit  dhe Drejtorit të SKPK-ës, nenin 18, i Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, e në përputhje me nenin  3 pika 7, nenin 30 paragrafi 1,  të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpall këtë :

K O N K U R S

PUNËSIMI PËR KOHË TË  CAKTUAR

Për zëvendësim të nëpunëses që gjendet në pushim të lehonisë

I.   Zyrtar Ligjor 1, tri (3) Pozita,

1.   Zyra e Kryeprokurorit te Shtetit, në Prishtinë, një (1) pozitë – Për 6 muaj,

2.  Prokuroria Themelore Ferizaj, në Ferizaj, një (1) pozitë – Për 9 muaj,

3.  Prokuroria Speciale e Kosovës, në Prishtinë, një (1) pozitë – Për 9

REFERENCA                          Kodi: KPK/PSH/POZ-003

Emri Pozitës:                      Zyrtar Ligjor 1,

Pozita:                                Pozitë Jo e karrierës

Niveli:                                Profesional 1

Kodi punës:                         LI/070   DU+0, ose SHL+2

Grada punës:                        10

Numri i Pozitave:                 Tri (3) pozita

Koeficienti:                         Shtatë ( 7 ) Paga bazë: 407.54  Euro

Akt emërim:                        Pa afat

Vendi :                               Prishtinë, Ferizaj,

Qëllimi  i vendit  të punës:

Ndërmerr të gjitha veprimet konkrete dhe iniciativa profesionale për kryerjen sa më efektive dhe kualitative te puneve te Prokurorit duke i ofruar mbeshtetje profesionale   juridike me hartimin e    akteve

,shkresave dhe daktilografim te tyre si dhe mbajtjen e evidencave per lendet ne proces dhe te kryera nga Prokurori e ne bashkepunim me Mbikëqyrësin e Shkrimores se Prokurorise dhe Udhëheqësin e Administratës.

Detyrat  dhe përgjegjësitë kryesore:
  1. Ndihmon në mënyrë profesionale Prokurorin me daktilografim profesional te akteve qe i nxjerre prokurori lidhur me lendet konkrete te besuara per ndermarrjen  e  veprimeve  akuzuese  nga prokurori;
  2. Pranon lendet e ndara per prokurorin me te cilin punon ,evidentimin e tyre ne menyre elektronike ,dergimin e lendeve me shkresat percjellese ne shkrimore ,mbajtjen e evidences  per lendet ne proces dhe lendet  e kryera ,raporton per punen  e vet  te Udheheqesi i Administrates;
  3. Merr pjese ne procesin e degjimit te paleve duke e mbajtur procesverbalin e marrjes ne pyetje, ruan konfidencialitetin e lendes dhe paleve ;
  4. Kryen te gjitha pun(et pregatitore per pranine e paleve para prokurorit me dergesen e ftesave dhe pranimin e konfirmimeve nga dorezuesit e shkresave ;
  5. Gjithnje kujdeset per informimin e Prokurorit lidhur me pranine e tij ne gjykime ,duke mos e lene anash informimin lidhur me shkresat e ndryshme apo(corpora deliktet) qe nderlidhen me lenden gjyqesore;
  6. Pergjegjes per kryerjen e punes ne menyre sa me profesionale , duke u kujdesur qe gjate punes se besuar te kete sa me pak leshime;
  7. Per punën e vet i pergjigjet udhëheqësit të  administratës  ,ndersa  per  punen  e  kryer  me  prokurorin lidhur me lendet mbane edhe pergjegjesi tek prokurori i çeshtjes,andaj kerkohet  nje  syçelësi  dhe vemendje e veçante ;
  8. I obliguar te respektoj Kodin e Etikës Profesionale te stafit mbeshtetes dhe Kodin e Shërbimit Civil;
  9. Kryen edhe pune tjera qe nderlidhen me poziten  e tij/saj  duke i zevendesuar koleget  tjere ne pune;
  Njohuritë,shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:
  1. Njohuri te shkelqyera e gjitheperfshirese profesionale nga lemi juridik dhe administrates publike;
  2. Njohuri te  mire  te  gjuhes  shqipe  ,dhe  /ose  serbe   e  deshirueshme  ,ne  te  shprehur  me  goje  dhe  me shkrim duke perfshire aftesi te zhvilluara ne hartimin e dokumenteve;
  3. Njohuri me   aftesi   te   mira   te   punes   me   kompjuter   me   aplikim   te  programeve  (Microsoft Word,Exel,Power Point etj) dhe internetin ;
  4. Shkathtesi per shqyrtimin e lendeve,hartim te propozim akuzave ,aktakuzave dhe shkresave tjera te nevojshme;
  5. I/E gatshem/e  te punoje me njerez  te  etnive dhe  religjioneve te ndryshme;
  6. Aftesi per ndermarrjen e iniciativave konkrete gjatë punes dhe lidhur me te;
  7. Aftesia per ta mbajtur kualitetin e punes edhe ne kushte te punes nen presion ;
  Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:
  • Diplomë universitare Fakulteti Juridik, jurist i diplomuar ose Shkolla e lartë
  Përvoja e Punës:
  • 0 vite përvojë pune ose Shkolla e lartë me 2 vite përvojë pune
 



Si të Aplikoni

Konkursi i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në Ueb faqe zartare të Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data e publikimit më 14. 07. 2017 gjer më datën 28. 07.2017 si ditë e mbylljes së konkursit.

Kushtet e pjesmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të drejtave civile dhe politike, të kenë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse. Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, te të gjitha komuniteteve. Paraqitja e kërkesave: Formulari për aplikim mund të merret në recepcionin e ndërtesës te Prokurori i Shtetit adresa: Rruga:“Luan Haradinaj“ p.n. apo mund të printohen nga www.psh-ks.net apo www.rks- psh.org, Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 gjer në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve Njerëzore,  kati i 7 – të, Zyra Nr. 702, Prishtinë, Kosovë; Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 18874 dhe 038 / 200 18871 prej orës 08:00 – 16:00. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit të kërkuar:
  1. Dëshminë e kualifikimit shkollor, të vërtetuar te noteri,
  2. Dëshmi mbi përvojën e punës, Vertetimi dhe kontrata e punës,
  3. Dy – rekomandime ( nëse keni ).
  4. Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla).
  5. Dokumentin e identifikimit – letërnjoftimi i fotokopjuar,
  6. Certifikata që nuk jeni nën hetime.
  Data e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara sipas këtij konkursi, do të publikohen vetëm në ueb faqen zyrtare të: Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Shikime 288
Skadon 1 ditë
Orari Temporary
Lokacioni Ferizaj
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob