Avokati i Popullit
Këshilltar – Mjek, Një (1) Pozitë
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

Në pajtim me nenin 132 dhe 133 të Kushtetutës të Republikës të Kosove, Ligjin nr. 05/L -019 për Avokatin e Popullit, Rregullore nr.01/2016 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Institucionin e Avokatit të Popullit, Rregulloren e punës në Institucionin e Avokatit të Popullit nr.02/2016 dhe Rregulloren nr.02/2017 për procedurën e rekrutimit, emërimit dhe punës provuese të nëpunësve në Institucionit të Avokatit të Popullit, Institucioni i Avokatit të Popullit rishpall:

K O N K U R S

Titulli i vendit të punës:             Këshilltar – Mjek, një (1) pozitë

Numri i referencës:                         19/2017

Grada/Koeficienti:                        Niveli Profesional – G4/14.84

Mbikqyrësi:                                Drejtori departamentit per parandalimin e torturës

Kohëzgjatja e emërimit:                Pa afat, duke përfshirë periudhën e punës provuese 1(një) vjeçare.

Vendi:                        Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:
  1. Si pjesë e grupit shumë-disiplinor, viziton rregullisht dhe pa paralajmërim të gjitha vendet ku mbahen personat e privuar nga liria, duke përfshirë ndalimin policor, paraburgimin, qëndrimin në institucionet shëndetësore, ndalimin doganor, ndalimin në qendrat e emigracionit dhe çdo vend tjetër kur dyshohet se ka shkelje të të drejtave te personave te privuar nga liria, me qrast harton raportin i cili përmban faktet e konstatuara dhe rekomandimet, të cilin i’a përcjell drejtorit të departamentit për shqyrtim dhe veprim të mëtejmë rreth masave që duhet marr me qellim mënjanimin e veprimeve te paligjshme dhe te rivendosjes se te drejtave te personave të privuar nga liria,
  2. Si pjesë e grupit shumë-disiplinor, viziton të paraburgosurit dhe korrespondon me ta pa paralajmërim paraprak dhe pa mbikëqyrjen e gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues apo kryetarit të trupit gjykues ose personave të tjerë të emëruar nga gjyqtari i tillë, me qëllim që të forcohet, kur është e nevojshme, mbrojtja e individëve nga tortura, trajtimi ose dënimi i egër, çnjerëzor ose poshtërues, me qrast harton raporte me rekomandime specifike të cilat i’a përcjell drejtorit të departamentit për shqyrtim dhe veprim të mëtejmë,
  3. Përkujdeset dhe realizon qasjen në informatat për gjendjen shëndetësore të personave të privuar nga liria, përfshirë edhe qasjen në dosjet e tyre mjekësore, si dhe të dhënat personale të këtyre personave, për të siguruar ekzaminimin, ndërhyrjen e nevojshme dhe dhënien e rekomandimeve përkatëse, të cilat nëpërmjet zëvendësit të Avokatit të Popullit, i’a përcjell Avokatit të Popullit për veprime të mëtejme në mbrojtje të të drejtave të personave të privuar nga liria,
  4. Jep sugjerime dhe rekomandime për personat dhe institucionet përgjegjëse ku mbahen personat e privuar nga liria pa marrë parasysh llojin apo objektin dhe rrethanat e mbajtjes së tyre, për përmirësimin e trajtimit dhe kushteve të tyre, përfshirë: cilësinë e kujdesit shëndetësor, cilësinë e ilaçeve, personelin mjekësor ne dispozicion, ilaçet e urgjencës, ambulancat, dhomat e vizitave, stomatologun, farmacinw, shtrimet ne spital, kontrolli mjekësor, kërkesat per vizita etj, të cilat i’a përcjell drejtorit të departamentit për shqyrtim dhe veprim të mëtejmë,
  5. Kryen vizita monitoruese, si pjesë e grupit shumë-disiplinor, në të gjitha vendet ku mbahen personat e privuar nga liria dhe bënë mbledhjen e informacionit mbi trajtimin e personave të privuar nga liria lidhur me: ndarjen sipas sëmundjeve kronike, mendore, invalide, sëmundjengjitëse, varësi nga alkooli dhe drogat, gra shtatzënë ose me fëmijë ne gji, kushtet dhe trajtimi i tyre i diferencuar; të cilat i’a përcjell drejtorit të departamentit për shqyrtim dhe veprim të mëtejmë,
  6. Bën rekomandime për personat dhe institucionet përgjegjëse ku mbahen personat e privuar nga liria lidhur me: ushqimit, kushtet e dhomave, hapësirave, ndriçimit, pajimeve individuale, tualeti, krevati, dyshekët, tavolina, karrige, sende personale; kushtet higjeno-sanitare, dezinfektimet periodike, cilësia dhe kontrolli i ujit te pijshëm, sasia e detergjenteve ne përdorim, lyerjet, pastrimet periodike, prania e insekteve, brejtësve, lavanderia, intervali i dusheve, larjes se pajimeve personale, pastrimi i tualeteve, menyra e administrimit te mbeturinave,  kontrollet periodike te Inspektoratit shëndetësor7. Udhëheq grupet punuese në  çështjet  profesionale  specifike  kur kërkohet një gjë e tillë, ofron këshilla në fushën e ekspertizës të kërkuar brenda IAP-it si dhe ofron këshilla për stafin e nivelit më të ulët brenda departamentit për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre,
  1. Merr pjesë në seminare, trajnime dhe konferenca, në suaza të trajtimit të qështjeve nga fushveprimtaria e departamentit dhe temave që ndërlidhen me të drejtat e personave te privuar nga liria,
  2. Merr pjesë në përgatitjen e Planit Vjetor te punës se MKPT, përpilon raporte të rregullta pune në baza mujore, tremujore dhe vjetore, dhe sipas kërkesave të menagjmentit, bënë analiza të veçanta nga fusha e përgjegjësive të departamentit,
  3. Kryen detyra tjera – në përputhje me ligjet dhe rregulloret momentale – të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe
  Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
  • Diplomë universitare në shkencat mjekësore.
  • Minimum 2 (dy) vjet përvojë pune
  • Njohje të shkëlqyeshme në të folur dhe të shkruar të gjuhës shqipe dhe/ose serbe, ndërsa preferohet njohja e mirë e gjuhës angleze në të folur dhe në të
  • Vërtetimin se nuk jeni nën hetime apo i dënuar për vepër penale, jo më i vjetër se 6 muaj
 



Si të Aplikoni

Procedura e konkurimit Procedura e konkurimit është e hapur për të gjithë kandidatët të cilët i përmbushin kriteret e konkursit. Formularët për punësim mund të merren në zyrën e IAP, apo në ueb faqen: www.ombudspersonkosovo.org. Formularët për punësim dorëzohen brenda afatit të përcaktuar me Konkurs personalisht në zyrën qendrore të Institucionit të Avokatit të Popullit në Prishtinë, Rr. „Migjeni“, nr. 21, 10000  Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00, përmes postës elektronike në adresën zyraepersonelit@ombudspersonkosovo.org, si dhe me anë të shërbimit postar. Formularit për punësim i bashkëngjiten kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe dëshmitë për kualifikim, përvojë të punës, trajnimet e ndjekura si dhe vërtetimin se nuk jeni nën hetime apo i dënuar për vepër penale. Informatë e përgjithshme për të gjithë kandidatët Institucioni i Avokatit të Popullit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjitha shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga pjestarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Konkursi mbetet i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor. Data e fundit për aplikim është 29 qershor 2017, ora 16:00. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Kandidatët që kanë aplikuar, por nuk janë përzgjedhur, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre pas përfundimit të procedurës së rekrutimit dhe të ankimimit. Dokumentet që nuk tërhiqen administrohen sipas dispozitave ligjore në fuqi. Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni në nurmin e telefonit 038 223 782.
Shikime 185
Kategoria Shëndetësi
Skadon 2 ditë
Orari Full-Time
Lokacioni Prishtinë
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob