Teleperformance
Customer Service Support - Mitarbeiter (M/W)
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

SKY-Banner

PËRJETO PUNËN TE NR. 1 NË BOTË!

“Teleperformance”, kompania lidere në botë që ofron shërbime për klientë me renome botërore.

Si ekspertë për shërbime ndaj klientëve, ne fokusohemi plotësisht në atë që dijmë ta bëjmë më së miri. Ne ofrojmë zgjidhje individuale, duke krijuar vlerë të shtuar për klientët tanë.

Kësisoj, në kuadër të zgjerimit tonë po kërkojmë:

Customer Service Agent (M/F)

të përkushtuar dhe motivuar për qendrën tonë të re në Prishtinë.

Detyrat tuaja:
  • Përkrah dhe këshillon klientët duke u përgjigjur në pyetjet rreth kontratave (p.sh. vazhdimit, ndryshimit dhe ndërprerjes).
  • Informon dhe këshillon rreth produkteve dhe shërbimeve.
  • Kujdesesh përmes telefonit dhe e-mail për klientin e kompanisë lidere në tregun ndërkombëtar “SKY Deutschland”.
  • Identifikon qartë shqetësimet e klientëve dhe ofron zgjidhje të pranueshme.
  • Menaxhon dhe dokumenton me kujdes veprimet dhe proceset.
  • Vazhdimisht zhvillon aftësitë kyçe dhe të çmuara si puna ekipore, mentaliteti për të shërbyer mirë, këmbëngulësia dhe shumë të tjera.
  • Identifikon nevojën e klientit për produkte shtesë dhe ia ofron klientit në mënyrë të këndshme.
  • Je i/e hapur në korrespondencë me klientët ekzistues, si dhe në kuadër të shërbimit Outbound.
  Profili yt i dëshiruar:
  • Komunikon rrjedhshëm në gjuhën gjermane, në të folur dhe shkruar.
  • Ke dëshirë të komunikosh në telefon, je miqësor, bashkëndjen dhe je i/e orientuar kah klienti.
  • Ke interesim ndaj filmit dhe televizionit, si dhe ke njohuri rreth ofruesve të TV kabllovik.
  • Gjen kënaqësi në komunikim me njerëzit dhe në punën ekipore.
  • Je i/e organizuar, dëshiron angazhim dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional.
  • Identifikon mundësi të përmirësimit, që e rrisin dukshëm kënaqësinë e klientit.
  • Ke aftësi të mira negociuese dhe gjen argumente bindëse.
  • Ke përvojë në komunikim me klientë përmes telefonit; preferohet në fushën e rikthimit të klientëve.
  • Ke njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
  Ne të ofrojmë:
  • VEND TË SIGURT TË PUNËS – tek Kompania Nr. 1 në botë në këtë industri.
  • ATMOSFERË TË KËNDSHME PUNE – përmes kolegëve miqësor, të gatshëm të të ndihmojnë, si dhe një fryme shumë të mirë ekipore.
  • UDHËHEQËS TË SHKËLQYESHËM DHE MUNDËSI QË VETË TË BËHENI NJËRI PREJ TYRE – përmes komunikimit të afërt, të hapur, profesional dhe shoqëror.
  • KËNAQËSI DHE ANGAZHIM – përmes organizimeve unike, vjetore dhe ndërkombëtare të talentëve     "TP for Fun Festival", si dhe organizimeve tjera ekipore dhe garuese.
  • MË TEPËR SE VETËM PUNË! – këtu do ta gjeni kënaqësinë profesionale dhe shoqërore të jetës.
 



Si të Aplikoni

A e kemi nxitur interesimin tënd tani? Ne i gëzohemi aplikimit tuaj përmes sistemit tonë online për aplikim. Ju lutem klikoni këtu: Apply Kompania vendore e burimeve njerëzore “HumanPower” është partner ekskluziv që do ta menaxhojë procesin e rekrutimit për “Teleperformance”. Per çfarëdo pyetje ju lutem mos  hezitoni të na kontaktoni nga ora 09.00 – 16.00, (e Hënë – e Premtë), në numrin e telefonit: +381 38 52 00 00. Top_Banner
Kompania Teleperformance
Shikime 684
Kategoria Telekomunikim
Skadon 5 ditë
Orari Full-Time
Lokacioni Prishtinë
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob